Bota

Rusia: Kemi rrëzuar mbi 200 dronë të Ukrainës!

Rusia bëri të ditur se gjatë natës rrëzoi 221 dronë ukrainas, një nga shifrat më të larta të mjeteve të tilla të ulura poshtë që kur nisi lufta mes dy shteteve fqinje, mbi tre vjet më parë, në shkurt 2022. Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se sistemet e mbrojtjes ajrore “kanë penguar dhe shkatërruar” dronët, mbi gjysma e të cilëve fluturuan në rajonet e Brjanskut e Smolenskut.

Po ashtu, Rusia shtoi se rrëzoi 28 avionë në rajonin e Leningradit. Guvernatori i tij, Aleksandr Drozdenko, tha se shpërtheu një zjarr në një anije në portin e Primoskut, në Detin e Zi, pas sulmeve me dronë.

Sulmet vijnë pasi Polonia, që gjendet në kufi me Ukrainën, më herët gjatë javës tha se kishte rrëzuar dronë rusë që hynë në hapësirën e saj ajrore. Moska zyrtare mohoi të ketë shënjestruar Poloninë, por vuri në dukje se ka kryer një sulm ajror në Ukrainën perëndimore.

Megjithatë, Franca dhe Gjermania ndërmorën hapa për të forcuar mbrojtjen në hapësirën ajrore polake ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka thirrur një mbledhje urgjente për të diskutuar lidhur me çështjen e inkursionit rus në Poloni.

Vazhdimisht, Rusia ka shënjestruar Ukrainën me dronë që kur nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj, më 2022-shin.