Russell Brand ka zbuluar, më në fund, arsyen e ndarjes nga Katy Perry. Gjatë podcast-it të tij Stay Free with Russell Brand, komediani 49-vjeçar tha se martesa me këngëtaren përfundoi për arsye normale dhe njerëzore. “Kur isha i martuar me Katy Perry-n, ajo nuk ishte krejtësisht normale sepse është një yll i jashtëzakonshëm”-tha ai. Brand theksoi se martesa e tyre nuk funksionoi, por ai ende ruan respekt të madh për të. “Arsyet pse martesa jonë nuk funksionoi janë ato të zakonshmet që dështojnë martesat dhe unë nuk kam asgjë tjetër veçse respekt për të,”-shtoi ai.

Ai gjithashtu pranoi se nuk pajtohet me pikëpamjet politike të Katy-t, por theksoi se edhe me bashkëshorten e tij aktuale, Laura Brand, ka mosmarrëveshje të ngjashme. Russell dhe Katy u martuan në vitin 2010 në Rajasthan të Indisë, por një vit më vonë, ai kërkoi divorc, duke përmendur mosmarrëveshje të pakapërcyeshme. Divorci i tyre u finalizua në korrik të vitit 2012.
Policia britanike akuzoi së fundmi Russell për përdhunim dhe sulm seksual pas një hetimi 18-mujor intensiv kur katër gra pretenduan se ishin sulmuar nga komediani kontrovers. Forca e Policisë Metropolitane të Londrës tha se Brand, 50 vjeç, përballet me një akuzë për përdhunim, një për sulm të pahijshëm, një për përdhunim oral dhe dy për sulm seksual. Veprat e supozuara përfshijnë katër gra dhe ndodhën midis viteve 1999 dhe 2005 në Londrën qendrore dhe në qytetin bregdetar anglez të Bournemouth.