Food & Drink

Sa kilogramë shtojnë njerëzit gjatë festave të fundvitit…

Sallata ruse, ballkavaja, gjeli i detit e ditët e pushimit e bëjnë të pashmangshme shtimin në peshë. Po tek sa njerëz ndodh ky fenonem e sa kilogramë më tepër marrin?

Përgjigjen e jep një studim nga Talker Research. Një në katër amerikanë mund të shtojë deri në 4.5 kilogramë gjatë këtij sezoni. 62% e njerëzve e lënë mënjanë të zakonshmen e tyre, zakonet e shëndetshme dhe kjo ndodh veçanërisht tek brezat e rinj.

Shumë njerëz planifikojnë të mbledhin familjen dhe miqtë gjatë festave të fund vitit për të kremtuar, për të krijuar kujtime e për të ndarë dhurata. Por, ndonjëherë në këto organizime ekziston edhe rreziku i përhapjes së sëmundjeve. “Organizime të tilla rrisin rrezikun e përhapjes së infeksioneve, veçanërisht te fëmijët, anëtarët e moshuar të familjes dhe ata me imunitet më të dobët ose sëmundje më kronike”-thotë mjekja Varvara Probst për Fox News.