Gossip Showbiz

“Sa me fat që jam…”/Puthje e përqafime mes Jozit dhe Loredanës!

Teksa ishin tek suita luksoze, Jozi dhe Loredana kanë qëndruar të përqafuar me njëri tjetrin.

Loredana:

Sa me fat jam që mu ktheve. Rrugëtimin tim këtu i ka dhënë një super dorë Zoti.

Rikujtojmë se e ftuar mëngjesin e sotëm nëpërmjet një lidhje Skype me studion e “Wake Up”, ka qenë mamaja e Loredanës, Shpëtime Brati. Ajo i bëri një surprizë të bijës ditën e shtunë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku po ashtu u takua edhe me Jozin. Çfarë mendimi ka ajo për Jozin dhe si i duket loja e Loredanës, na ka treguar vetë zonja Shpëtime…

Si ju duket sot Jozi?

Kohët e fundit po më pëlqen, në mënyrën si respekton Loredanën dhe banorët e tjerë. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij, dhe mendoj që nuk është njeri dinak, është i sinqertë.