“Pallate të lashta, dete me ujëra të pastra kristal dhe plazhe të pazbuluara, ekspertët tanë të udhëtimeve ju rekomandojnë destinacionet më të mira për vitin 2025”, shkruan Victoria Philpott në një artikull të botuar në revistën britanike të udhëtimit “Saga”.
Nëse jeni duke kërkuar alternativa për udhëtimet tuaja të vitit 2025, ekspertët e “Saga Holidays” sugjerojnë shtatë destinacionet kryesore për të vizituar këtë vit. Turistët që dëshirojnë aventura të guximshme në një tokë të largët ose në një vend të qetë më pak të njohur, shtatë destinacionet tona të mrekullueshme do t’ju bëjnë të jetoni një përvojë të paharrueshme!
Shqipëria
Destinacioni më i mirë për plazhet e pazbuluara me ujëra bruz dhe çmime buxhetore. Shqipëria po shndërrohet shpejt në një nga vendet më të njohura në Europë. Vendi i vogël europian ofron gjithçka që ju nevojitet: plazhe mahnitëse dhe një kulturë bizantine, por me çmime të arsyeshme. Disa ekspertë të udhëtimeve e kane krahasuar me Kroacinë.
Vendet kryesore përfshijnë plazhet me ujëra bruz të Ksamilit, “Qytetin e një mbi një dritareve”, Beratin për arkitekturën e tij osmane, si dhe kryeqytetin, Tiranën për jetën e gjallë dhe fluturimet e lira.
Ndërsa popullariteti i Shqipërisë vazhdon të rritet, kjo është koha perfekte për ta eksploruar, përpara se të përfshihet nga turizmi masiv.
Pse ju duhet të vizitoni Shqipërinë në vitin 2025?
Një raport i fundit zbuloi se kërkesa e turistëve britanikë për pushime në Shqipëri ka regjistruar një rritje të lartë. Në vitin 2024 u shënuan 182 mijë kërkime (searches) më shumë se më 2023-shin. Shqipëria është aktualisht një nga destinacionet më të lira në Europë. Udhëtimi në të është i përballueshëm duke përfshirë edhe akomodimin, ushqimin e transportin.
Destinacionet kryesore të udhëtimit që duhen vizituar në vitin 2025:
1. Shqipëria
2. Koreja e Jugut
3. Afrika e Jugut
4. Japonia
5. Kosta Rika
6. Uzbekistan
7. Italia