Auto & Moto

Samsung sjell çelësin digjital për Mercedes-Benz!

Samsung ka njoftuar se nga korriku 2025, Samsung Wallet do të mbështesë çelësat digjitalë për automjetet Mercedes-Benz. Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të Galaxy të kyçin, shkyçin dhe ndezin makinën e tyre përmes telefonit. Çelësi digjital funksionon edhe pa nxjerrë telefonin nga xhepi dhe mund të ndahet në mënyrë të sigurt me familjarë apo miq. Teknologjia përdor Ultra-Wideband (UWB) për lidhje të saktë dhe është e mbrojtur me standarde të larta sigurie EAL6+. Në rast humbjeje të telefonit, përdoruesit mund të fshijnë ose bllokojnë çelësin përmes shërbimit Samsung Find.

Bashkëpunimi me Mercedes-Benz është pjesë e vizionit të Samsung për të sjellë përvoja të avancuara digjitale përmes ekosistemit Galaxy. Samsung ndërkaq ka prezantuar modelin më të ri të televizorit të dedikuar për sektorin e mikpritjes, HU8000F, gjatë ngjarjes teknologjike HITEC 2025 në Indianapolis. Ky televizor i avancuar ofrohet në gjashtë madhësi të ndryshme nga 43 deri në 85 inç dhe përmban teknologji të fundit, përfshirë Google Cast të integruar dhe procesorin Crystal 4K.

Rikujtojmë se një total prej 289 milionë smartfonësh u prodhuan në të gjithë botën në tre muajt e parë të vitit 2025, një rënie prej tre përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, një prodhues u dallua në këtë stanjacion të përgjithshëm dhe ai është Samsung. Sipas raportit të fundit nga kompania analitike TrendForce, gjiganti i teknologjisë së Koresë së Jugut prodhoi deri në 64 milionë pajisje gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Kjo jo vetëm që zuri vendin e parë në tregun global, por gjithashtu arriti një rritje prej 21 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024. Pjesa e Samsung në tregun global tani është në 22 përqind, që është një konfirmim i mëtejshëm i strategjisë së suksesshme të kompanisë. Samsung ka rritur dërgesat për të siguruar furnizime të mjaftueshme për tregun amerikan, ndërsa në të njëjtën kohë po përgatitet intensivisht për lansimin e modeleve të reja të nivelit të lartë.