Gossip

Sarah Jessica Parker merr çmimin më të madh të karrierës dhe askush s’e priste këtë surprizë?

Sarah Jessica Parker do të shtojë një tjetër Golden Globe në koleksionin e saj tashmë mbresëlënës. Aktorja e njohur e ”Sex and the City” dhe ”And Just Like That”, e cila këtë vit u bë edhe pjesë e jurisë së Çmimit Booker 2025, do të nderohet me Çmimin prestigjioz Carol Burnett 2026 në ceremoninë që do të zhvillohet më 11 janar 2026.

Sipas Golden Globes, ky çmim vlerëson kontributet e Parker në televizion, si para ashtu edhe pas kamerës. Presidentja e organizatës, Helen Hoehne, u shpreh:

Karriera e saj përfaqëson frymën e vërtetë të Çmimit Carol Burnett. Ndikimi i saj në televizion dhe përkushtimi ndaj tregimit të historive kanë lënë gjurmë të jashtëzakonshme në kulturën pop. Jemi të nderuar të festojmë kontributet e saj në argëtim.

Parker ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes edhe për angazhimin e saj letrar. Tre vite më parë, ajo kishte bërë një thirrje publike në Instagram-in e Çmimit Booker, duke kërkuar të ishte pjesë e jurisë. Këtë vit dëshira iu realizua, duke u bërë një nga pesë anëtarët e grupit vlerësues.

Megjithatë, detyra nuk ishte aspak e lehtë. Në një intervistë për The New York Times, aktorja tregoi se u përball me sfidën e leximit të mbi 150 librave brenda tetë muajve, gjë që e detyroi të kufizonte edhe aktivitetet familjare.

Sipas saj, kjo eksperiencë i ka zhvilluar më tej aftësinë për të analizuar prozën dhe i ka dhënë vetëbesimin për të mbrojtur me argumenta romanet që i pëlqejnë. Ajo e cilësoi këtë udhëtim si “një përvojë për gjithë jetën”.

Si pjesë e rolit të saj në juri, Parker është pritur edhe nga Mbretëresha Camilla, së bashku me autorë të njohur dhe figura të tjera të rëndësishme të botës letrare.