E ftuar në episodin e sotëm në “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin ka qenë Hyrida Basha, dietologe klinike, e cila do të na japë më shumë informacione rreth fushës së dietologjisë, nutricionit, si të ushqehemi, çfarë dhe kur duhet të hamë.
Përsa i përket rutinës ditore të ushqimit dhe si duhet ta ndjekim këtë regjim, Hyrida dha disa këshilla të vlefshme për dëgjuesit e Top Albania Radio.
Fjala ‘balancë’ është përgjigjia e të gjithë pyetjes, sepse nëpërmjet balancës ne kuptojmë se ti në pjatën tënde nuk ke arsye pse të tentosh të heqësh dhe çfarë jo. E rëndësishme është t’i kesh të gjitha. Kur them të gjitha flas për makrot: karbohidrat, proteinë dhe yndyrë. Në mëngjes kur sapo jemi zgjuar, ashtu siç kemi hapur sytë dhe e konsiderojmë zgjim, ashtu ka nevojë edhe trupi të zgjohet dhe mënyra më e mirë për ta bërë është hidratimi. Pra, 50 ml ujë esëll është shumë mirë, nëse duam ose sipas preferencave mund t’i hedhim pak limon. Kjo jo me qëllimin që të na dobësojë, apo do të na ulë kolisterolin, sepse kolisteroli nuk prodhohet vetëm në mëngjes dhe po pive ti ujin me limon u shkri, apo nuk formohet më. Një natë para mund t’i vendosni një lugë gjelle fara chia, sepse kanë një aftësi shumë të mirë të krijojnë një masë veshtullore rreth vetes, sepse hidratohen dhe marrin masën. Në momentin që kalojnë në zorrë fillon edhe e pastron nga toksinat, apo nga mbetjet dhe kjo është një gjë shumë e mirë për të stimuluar edhe procesin e defekimit. Procesi i defekimit duhet të jetë i realizuar patjetër në një orar të ditës, kryesisht në mëngjes, sepse edhe trupi është më i qetë, më i lirë. Pasi kalon gjysmë ore dhe është bërë rutina e mëngjesit, është mirë të konsumohet mëngjesit. Dhe kur flasim për mëngjesin, sa më shumë ngjyra të ketë pjata, aq më mirë do të ishte.