Celebrities Live From Tirana

Sazan Guri: “Ata që u drejtohen kafshëve me terma përkëdhelie, kanë dashuri njerëzore të munguar!”

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ishte ambientalisti i njohur  Sazan Guri, për të folur në lidhje me marrëdhënien tonë me kafshët. I pyetur se si është lidhja e tij me kafshët në përgjithësi, ai shprehet se:

Kam një lidhje që ndoshta ma ka dhënë përkushtimi ndaj natyrës sepse njeriu duke i shërbyer natyrës i ka shërbyer dhe vetes. Ka një lloj lidhjeje sepse njeriu nuk ka jetuar asnjëherë në jetën e tij pa kafshë. Nëse nuk ka njerëz atëherë nuk do të ketë as kafshët, as më të personalizuarat për njeriun që janë macja dhe qeni. Nuk mund të jetojë as kafsha pa njeriun. Qeni ka zbutur njeriun dhe qeni e orientoi njeriun me natyrën, vite më përpara njeriu nuk dinte të kthehej në shpellën e vet. Shkonte për gjah dhe nuk dinte të kthehej. Zoti krijoi kafshët dhe më pas njeriun.

Kafshët që nuk këshillohen të mbahen në shtëpi dhe njerëzit i mbajnë, si ndikon kjo?

Është një lloj trendi që njeriu ka egon e vet dhe dominim njerëzor dhe do të mbizotërojë natyrën. Nuk futet ujku, ariu në kafaz. E vetmja kafshë që është familjari më i mirë, ushtria marshon në bazë të ujkut. Ujku ha delet e sëmura që të mos sëmuret pjesa tjetër e tufës. Kush kupton ligjet e natyrës shpjegon edhe ligjet e botës së gjallë. Nuk mendoj që kafshët e egra duhet të jetojnë të mbyllura dhe të qëndrojnë me njerëzit.

Ka disa njerëz që i trajtontë qentë dhe macet më ngushtë sesa duhet. Çfarë mendon Sazan Guri për këtë?

Ai që e përkëdhel me terma si “Të ka mami”, “Jeta e mamit”, etj, që ka dashuri më të skajshme për kafshën ka një dashuri njerëzore të munguar, i ka ndodhur një fatkeqësi në jetën  e vet ose i mungon dikush dhe gjejnë këto lloj shprehje në atë që ta jep pa kusht. Nëna dhe kafsha ta jep dashurinë pa kusht. Në momentin që një tjetër i paragjykon dhe nuk e di se si është dashuria ndaj kafshës, kur t’i ndodhë një fatkeqësi atëherë mund ta kuptojnë. Nuk duhen paragjykuar por është zgjedhje personale.