Pavarësisht valës së kritikave dhe problemeve të shumta ligjore që i ndjekin, duket se Kanye West dhe Diddy nuk kanë ndërmend të ndalen. Sipas një burimi të afërt me West, i cili foli për “PageSix”, dy reperët janë duke bashkëpunuar në fshehtësi për një projekt të ri muzikor që mund të rezultojë në një këngë – apo ndoshta edhe një album të plotë.
Muzika ka qenë një formë shpengimi për Diddy-n, ashtu siç ka qenë edhe për Ye
-tha burimi.
Diddy dëshiron të tregojë se po përpiqet të ndryshojë. Një këngë është mënyra më e mirë për ta bërë këtë.
Bashkëpunimi i tyre nuk është më vetëm një ide – në mars, Kanye publikoi një fragment të një kënge të re ku dëgjohet edhe zëri i Diddy-t.
Audioja, e regjistruar ndërsa ky i fundit ndodhej në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn, përfshinte një paralajmërim të drejtpërdrejtë për West:
Ki kujdes, sepse duan të na mbarojnë të dyve. Nuk mund ta bëjnë dhe nuk do ta bëjnë. Do ta fitoj këtë dhe do të vij tek ti.
Diddy është aktualisht në pritje të dënimit, pasi është shpallur fajtor për dy akuza për transportim me qëllim prostitucioni. Megjithëse ai u lirua nga akuzat më të rënda, si trafikim njerëzor dhe krijimi i një organizate kriminale, përballet me deri në 20 vjet burg. Seanca për caktimin e dënimit pritet të mbahet më 8 korrik.
Ndërkohë, fansat janë të ndarë mes mbështetjes për talentin muzikor të dyshes dhe kritikave ndaj çështjeve ligjore dhe morale që i ndjekin ata në hije.