Procesi gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”, zbardhen debatet në Gjykatën e Posaçme mes Nuredin Dumanit dhe Enver Divës. Si bashkëpunëtor i drejtësisë, Dumani iu përgjigj pyetjeve të avokatëve të të pandehurve dhe u përfshi në debat me me këta të fundit.
Avokati Ilia Ilia: Në çfarë rrethanash jeni njohur me Agron Qolin?
Dumani: E kam pasur komshi. Kemi qenë edhe miq. E njoh nga vitet 2001-2003. Agroni më 2012-ën u largua në Durrës. Kemi pasur marrëdhënie shume të mira dhe hyrje-dalje familjare. Për një farë kohe, unë kam punuar me Agronin në një pallat ku ai ishte teknik ndërtimi.
Avokati: Me kë punonte aty?
Dumani: Investitor ishte Enea Prifti. Unë kam punuar disa muaj aty.
Avokati: Cilat ishin marrëdhëniet mes Agron e Petrit Qolit?
Dumani: Ishin kushërinj. Petrit Qoli ishte ndërtues pallatesh, ndërsa Agroni teknik. Nuk di të kenë punuar bashkë.
Avokati: A shoqërohej Agroni me Festim Qolin?
Dumani: Po, patjetër. Çdo natë te lokali i Festimit ishin.
Avokati: Kur je shoqëruar me Besnik Qolin, a ke diskutuar për marrëdhënien e tij me Agron Qolin?
Dumani: Ai fliste me respekt për të. E konsideronte njeri serioz.
Avokati Ilia: A ka pasur njohje Agron Qoli me Festim Qolajn?
Dumani: Nuk e di.
Avokati: Nga njihej Agron Qoli dhe Enea Prifti?
Dumani: Lidhja e tyre ishte Festim Qoli.
…..
Dumani: Nuk vdes unë. Pa jua ngrënë hallvën të gjithëve, nuk ma hani mua.
I pandehuri Enver Diva nga kafazi: Do e shohim ne se kush i ha hallvën njëri-tjetrit.