Showbiz

Selena Gomez duket më tërheqëse se kurrë në klipin e bashkëpunimit më të ri muzikor

Këtë herë Selena Gomez vjen më tërheqëse se kurrë. Këngëtarja amerikane ka bashkëpunuar me grupin e vajzave koreano jugore Blackprint.

Bukuroshet kanë bashkuar forcat për një projekt muzikor që duket se do të zgjasë edhe për disa javë stinën e verës.

“Ice Cream” quhet prurja e tyre që ka marrë miliona shikime në YouTube vetëm pak orë pas publikimit. Selena shfaqet në një kamion duke shpërndarë akullore me një pamje ekzotike mjaft tërheqëse.

Tashmë jemi mësuar ta shohim 28-vjeçaren vetëm në balada e këngë të ndjera por fansat e kanë pëlqyer shumë Selenën ritmike që shfaqet në klipin e “Ice Cream”.