Selena Gomez ka kaluar një fundjavë plot argëtim në Cabo San Lucas të Meksikës, ku u pa në një jaht luksoz së bashku me mikeshat e saj më të afërta.
Aktorja dhe këngëtarja 33-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një kostum banje elegant ngjyrë të zezë, ndërsa shijonte kokteje, kërcime dhe momente relaksi.
Në shoqërinë e saj ishin mikeshat Ashley Cook, Raquelle Stevens, Courtney Lopez dhe kushërira Priscilla Marie, raportoi “Daily Mail”.
Ndërkohë, u vu re mungesa e shoqes së saj më të mirë, Taylor Swift, e cila megjithatë pritet të marrë pjesë në dasmë së bashku me partnerin e saj, sportistin Travis Kelce.
Në të njëjtën kohë, i fejuari i Gomez, producenti muzikor Benny Blanco, festoi beqarinë në Las Vegas me rreth 25 miq. Grupi ka shijuar një spa luksoze dhe më pas është argëtuar në resortin “Wynn”.
Burime pranë çiftit kanë zbuluar se ceremonia e martesës, e planifikuar për muajin shtator, do të jetë intime dhe do të mbledhë vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë.
Selena ka zbuluar gjithashtu një detaj interesant nga menuja e ditës së madhe: në vend të një torte tradicionale, ajo preferon që të shërbehen “biskota me salcë”.