Gossip Showbiz

Nuk do ta besoni se për çfarë lutet çdo ditë Benny Blanco! A ka të bëjë me Selena Gomez?

Producenti i njohur muzikor, Benny Blanco, ka folur së fundmi për dëshirën e tij të madhe për t’u bërë baba.

Në një intervistë për “InStyle”, 37-vjeçari u shpreh se ëndërron çdo ditë për këtë moment dhe lutet me shpresën që një ditë të ndodhë.

I dua fëmijët; më pëlqen të jem xhaxha. Megjithatë, dua të jem baba, me vullnetin e Zotit. Thjesht po ëndërroj dhe lutem çdo ditë

-u shpreh Blanco me emocion.

Blanco është i fejuar me këngëtaren dhe aktoren e njohur Selena Gomez, dhe burime pranë çiftit tregojnë se të dy janë të entuziazmuar për të pasur fëmijë.

Edhe pse Selena ka folur më parë për sfidat shëndetësore që mund ta pengojnë të bëhet nënë biologjikisht, ajo mbetet e hapur dhe e lumtur për alternativat.

Kjo më bëri vërtet mirënjohëse për mundësitë e tjera për njerëzit që mezi presin të bëhen nëna. Unë jam një nga ata njerëz. Jam e emocionuar për mënyrën se si do të duket ky udhëtim, por do të duket pak më ndryshe. Në fund të ditës, nuk më intereson. Do të jetë i imi. Do të jetë fëmija im

-ka thënë ajo.

Çifti i fejuar që nga dhjetori i vitit 2024, ka bërë hapa të rëndësishëm në jetën e tyre së bashku.

Në shkurt të këtij viti, ata blenë një vilë luksoze me stil spanjoll në Beverly Hills, me vlerë prej 35 milionë dollarësh.

Në mars 2025, Selena publikoi albumin e saj të katërt në studio, “I Said I Love You First”, në bashkëpunim me të fejuarin e saj Blanco. Albumi u prit me shumë entuziazëm nga fansat dhe kritikët.