Selena Gomez ka ndarë së fundmi detaje të veçanta nga fillimi i miqësisë së saj të gjatë me Taylor Swift, duke zbuluar se gjithçka nisi kur të dyja ishin adoleshente dhe të lidhura me vëllezërit Jonas.
Gjatë një interviste në podcastin “Therapuss”, këngëtarja dhe aktorja 32-vjeçare tregoi se miqësia e tyre filloi rreth vitit 2008, kur ajo ishte 15 vjeçe dhe Taylor Swift 18.
Unë po dilja me Nick Jonas dhe Taylor me Joe Jonas. Ishte shumë e këndshme… ishim të vegjël dhe nuk kishim shumë përvojë
-kujton Selena, duke qeshur me nostalgji.
Sipas saj, pikërisht kjo përvojë e përbashkët në fillimet e tyre në industrinë e muzikës dhe marrëdhëniet me dy vëllezërit e njohur i afruan edhe më shumë.
U lidhëm gjatë periudhës kur secila po kalonte një ndarje. Siç ndodh shpesh me vajzat, kjo na bëri të afroheshim akoma më shumë
Që prej asaj kohe, Selena dhe Taylor kanë qëndruar pranë njëra-tjetrës në çdo moment të rëndësishëm të jetës dhe karrierës, duke ndërtuar një miqësi të fortë që ka zgjatur tashmë 16 vjet.
E qeshim shpesh faktin që nga ato marrëdhënie adoleshente, gjëja më e mirë që morëm ishte njëra-tjetra
-tha Selena, duke përshkruar edhe imazhin e paharrueshëm të Taylor në atë periudhë me flokët kaçurrela dhe byzylykët shumëngjyrësh.
Sot, ndonëse ato histori dashurie kanë marrë fund, miqësia mes dy yjeve mbetet po aq e fortë. Selena theksoi se ndarjet me vëllezërit Jonas ndodhën në mënyrë miqësore dhe se ende ruajnë respekt për njëri-tjetrin.
Miqësia e tyre, e lindur në rrethana të thjeshta adoleshente, është kthyer në një nga marrëdhëniet më të qëndrueshme në showbiz.