Selena Gomez i është përgjigjur në mënyrë të tërthortë komenteve të fundit të Hailey Bieber, duke ndezur sërish zërat për rivalitetin e përfolur mes tyre.
Në një intervistë për kopertinën e revistës “WSJ. Innovators Issue”, Hailey, themeluese e markës “Rhode Beauty”, refuzoi të komentonte mbi krahasimet me linjën “Rare Beauty” të Gomez, pasi ndërhyri publicisti i saj.
Megjithatë, më vonë ajo deklaroi se “është bezdisëse të vihesh përballë njerëzve të tjerë”, duke nënkuptuar tensionin e vazhdueshëm në sytë e publikut.
Vetëm pak ditë më vonë, më 17 tetor, Selena publikoi në Instagram një mesazh që fansat e interpretuan si një përgjigje të drejtpërdrejtë për Hailey-n.
Lëreni vajzën rehat
-shkroi ajo në një story që më pas e fshiu.
Ajo mund të thotë çfarë të dojë, kjo nuk ndikon në jetën time. Ka të bëjë me rëndësinë, jo me inteligjencën. Ji e sjellshme. Të gjitha markat më frymëzojnë — ka vend për të gjithë.
Këngëtarja e mbylli mesazhin me fjalët:
Shpresoj që të gjithë të mund të ndalemi.
Intervista e Hailey-t u publikua më 14 tetor, vetëm pak orë para lançimit të produkteve Rhode në Sephora, ku shiten edhe produktet e Rare Beauty. Gjatë bisedës, Hailey u shpreh:
Nuk e kërkova unë këtë përballje. Njerëzit shpikin histori për ty dhe nuk është detyra jote ta ndryshosh mendjen e tyre.
Ky shkëmbim i ri komentesh ka ringjallur diskutimet në rrjet për marrëdhënien e ftohtë mes dy yjeve, e cila vazhdon të mbetet një nga temat më të përfolura në botën e showbizit.