Celebrities Gossip Music Showbiz

Selena Gomez shpall albumin e ri me partnerin e saj Benny Blanco!

Selena Gomez ka njoftuar daljen e albumit të saj të ri “I Said I Love You First” në bashkëpunim me të fejuarin Benny Blanco, i cili do të publikohet më 21 mars. Lajmin e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, duke postuar disa fotografi me Blanco, përfshirë momente intime si një puthje në faqe. “Ju mashtrova përsëri, albumi im i RI me shokun tim më të mirë @itsbennyblanco del më 21/3”-shkroi ajo. Së bashku me albumin, çifti publikoi këngën e parë “Scared of Loving You”, e cila tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Videoja shfaq Gomez dhe Blanco të kapur për dore dhe duke qeshur ndërsa janë të shtrirë pranë njëri-tjetrit. Blanco ndau gjithashtu një video romantike të tyre nga Disneyland, ku ata shihen duke u puthur, ndërsa kënga e re luante në sfond. Çifti ka bashkëpunuar më parë në disa projekte muzikore, duke përfshirë “Single Soon” (2023) dhe “I Can’t Get Enough” (2019). Ata janë miq prej më shumë se një dekade dhe nisën lidhjen në qershor 2023, megjithëse Gomez e konfirmoi publikisht në dhjetor.

Njoftimi për albumin surprizoi fansat, pasi Gomez kishte sugjeruar se mund të fokusohej më shumë te aktrimi. “Jam e lumtur që jam në këtë epokë të re të jetës sime, sepse në shumë mënyra, është vetëm fillimi”-tha ajo më parë. Albumi i ri pritet të jetë një nga projektet më personale të Gomez, duke shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj artistike dhe jetën e saj personale.

Rikujtojmë se Selena Gomez shpërtheu në lot gjatë një videoje emocionuese në Instagram Story, ku ka reaguar ndaj kërcënimit të Presidentit Donald Trump për dëbimin masiv të emigrantëve pa dokumente, një situatë që ka nxitur frikën për ndarjen e familjeve. Ajo u shpreh me dhimbje:

Të gjithë njerëzit e mi po sulmohen, fëmijët, dhe nuk e kuptoj. Më vjen shumë keq, doja të mund të bëja diçka, por nuk mundem. Nuk di çfarë të bëj, por do të provoj gjithçka, të premtoj.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja shpreh mbështetje për komunitetin e emigrantëve. Në vitin 2019, ajo prodhoi një dokumentar për Netflix të titulluar “Living Undocumented”, i cili tregon jetën e familjeve pa dokumente në SHBA.