Celebrities Live From Tirana

“Selin nuk e ka merituar finalen”, flet Juela: Asaj lojën ia ka bërë familja…

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

E ftuar sot në “Live From Tirana”, për të folur për muzikën, showbiz-in dhe projektet e reja ishte Juela Nikolli. E pyetur për Selin, ajo u shpreh:

Juela: Nuk e kam parë shumë, nuk e kam ndjekur, mendoj që një strategji e mirë do të ishte të mos jepej shumë direkt. Nuk më ngjall emocione pozitive, as negative, është indiferente, ia kam thënë se e shoh si një moderatore e zonja.

Ronaldo: E ka merituar ajo finalen?

Juela: Asaj lojën ia ka bërë familja, por ajo ka qenë shumë aktive dhe lojën e saj e ka bërë brenda shtëpisë, për mua nuk e ka merituar. Rogerti, Miri e kanë merituar, kemi bërë dhe lojën bashkë.