I ftuar nëpërmjet një lidhje për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ilir Vrenozi, për të folur më shumë mbi festën e tij të ditëlindjes, ku kishte ftuar dhe ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Bashkë me të, ishte edhe Seno Fishta, ku u ngacmua pak mbi disa postime që kishte bërë së fundmi ku duket se hedh disa “kunja” ndaj një tjetër ish-banori…
Ke bërë disa postime ku përmend fansat nga India, me kë e ke?
Me Mateon e kam, se nga India i ka… Kur i thashë unë që i ka fansat nga India, më kanë masakruar fansat e tij. Kur ai vetë deklaroi që lulet i ka nga fansat nga India, domethënë që ai vetë i ofendoi fansat e vet. Që ka fansa nga India, është diçka pozitive, se ka marrë famë ndërkombëtare. Është gjë pozitive, ai nuk ka pse preket. Nuk ka pse preket, është ndërkombëtarizuar Mateo. Do e thërrasin në Bollywood…