Rajoni

“Serbia s’shkon në BE me këta njerëz”, Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon ashpër raportuesi për Serbinë në PE

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka kritikuar ashpër zyrtarët serbë pasi u shfaqën në një program televiziv duke kënduar këngë çetnike..

Sipas pamjeve që u bënë publike, redaktori Dragan Vuçiçeviç, i shoqëruar nga disa ministra, kënduan këngë çetnike. Të pranishëm në këtë skandal presidenti Aleksandar Vuçiç kryeparlamentarja Ana Bërnabiç, I akuzuari për krime lufte, Vojisllav Sheshel, ministri i Brendshëm Ivica Daçiç e shumë përfaqësues të tjerë.

“Darka” ishte organizuar nga Dragan Ashanin, vrasës i dënuar, sipas gazetës “N1” në Serbi. Ai kishte kryer një vrasje më 1992 dhe ishte dënuar me 11 vjet burgim. I njohur me nofkën “Ashka”, ai kishte vrarë partneren e tij, atë kohë 18-vjeçare.