Ashtu si dje, edhe sot raportohen vetëm 4 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, që e çon totalin e rasteve në 876. 24 orët e fundit u testuan 243 të dyshuasi si të prekur me COVID-19 dhe harta zgjerohet me 2 raste në Krujë e me nga një në Tiranë e Berat. Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64%. Me 28 qytetarë që i shtohen listës së të shëruarve, shkon në 682 numri i atyre që fituan betejën me sëmundjen ose rreth 78% e të prekurve. Vetëm tre janë të prekurit nga stafi shëndetësor deri tani, nga 64, janë shëruar 61. Në të gjithë vendin aktualisht janë 163 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.
Në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive. 31 janë viktimat. Pavarësisht situatës së përmirësuar, autoritetet riktheksojnë rëndësinë e distancimit social e të respektimit të rregullave të higjenës. Deri tani, në vendin tonë janë kryer 11 mijë e 332 testime, nga të cilat, 10 mijë e 802 molekulare e 530 serologjike.