Showbiz

Sërish të gjithë kundra Beyonce, çfarë ka ndodhur këtë herë?!

Duket se kohët e fundit këngëtarja me famë botërore Beyonce është në qendër të vëmendjes për disa veprime që janë komentuar ashpër në media.

Fansat e zjarrtë të saj që quhen “Beyhive” nuk kanë munduar të shuajnë komentet negative që kanë ardhur kundrejt artistes.

Nëse javë më parë u kritikua për peshën e saj dhe për faktin se ajo nuk pranon dot plakjen, këtë herë të gjithëve u ra në sy ardhja me vonesë në ceremoninë e “Golden Globes”.

Parakalimi në tapetin e kuq nuk ishte madhështor për 38-vjeçaren pasi në momentin që ajo u shfaq ceremonia kishte nisur. Ardhja me vonesë në “Golden Globes” u komentua negativisht në media.

Çfarë gjithashtu tërhoqi vëmendjen ishte fakti që kur Joaquin Phoenix u ngjit në skenë për të tërhequr çmimin si performanca më e mirë për rolin e “Joker”-it, ajo nuk u ngrit në këmbë.

Të gjithë u çuan për të përgëzuar këtë arritje të aktorit dhe Byonce ishte e vetmja në sallë që nuk e vuri ujin në zjarr duke u konsideruar ofenduese për Phoenix.