Policia Rrugore bëri të ditur se këtë fundjavë edhe falë masave shtesë të marra, nuk u regjistrua asnjë aksident rrugor me pasoja serioze, në zonat turistike. Drejtori Mitat Tola tha se krahas menaxhimit të lëvizjes, gjatë javës së fundit u ndaluan 27 shoferë për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe 13 për mungesë të lejes së qarkullimit. U pezulluan gjithashtu 113 patenta.