Gossip Showbiz

Shakira lançon linjën e saj të kujdesit për flokët “Isima”? Sekreti i kaçurrelave legjendare zbulohet…

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka zbuluar më në fund sekretin pas flokëve të saj të famshëm kaçurrela, duke lançuar linjën e re të produkteve për flokët “Isima”.

Artistja, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe lëvizjet energjike në skenë, ka përdorur produktet e kësaj linje në heshtje për më shumë se dy vite, por tani ka vendosur ta ndajë me publikun.

Isima është për mua, por jam e lumtur ta ndaj me të tjerët

-u shpreh ajo për “ELLE”.

Shakira e përshkruan lidhjen e saj me flokët si një marrëdhënie dashuri-urrejtje, duke rrëfyer se ato kanë qenë burim krenarie, por edhe sfidash.

Artistja 47-vjeçare tha se produktet e “Isima” janë frymëzuar nga eksperiencat e saj personale me flokët, të cilat kanë kaluar nëpër transformime të shumta – nga ngjyra e zezë në bionde, nga flokët e drejtë te kaçurrelat.

Përdor flokët si pjesë të koreografisë. Më ndodh të fshij dyshemenë me to në skenë

-tha ajo me humor.

Linja “Isima” synon të ofrojë produkte të specializuara për flokët kaçurrela dhe është një hap i ri i Shakirës në botën e bukurisë, ku ajo tashmë po hyn me entuziazëm dhe përkushtim.