Bota

SHBA, nis sot gjyqi i Paul Manafort

Në Shtetet e Bashkuara sot nis gjyqi i ish-shefit të Fushatës Zgjedhore të Presidentit Donald Trump. Ky është i pari proces në kuadër të hetimeve për ndërhyrjen ruse në Presidencialet e 2016-ës. Paul Manafort përballet me 18 akuza, përfshirë mashtrimin bankar dhe mund të dënohet me 30 vjet burg nëse shpallet fajtor. Përpara se t’i bashkohej ekipit të Trump-it, Manafort ka punuar për disa fushata presidenciale të republikanëve.