Aktualitet

Shembja e masivit të dheut në Gramsh, 2 viktima!

Dy viktima në Gramsh nga rrëshqitja e një masivi dheu në një kantier ndërtimi në fshatin Holta. Për pasojë humbën jetën një 22 dhe një 32 vjeçar. Policia njoftoi:

Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur një masiv dheu dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A.B., 22 vjeç dhe E.Ll., 32 vjeç.

Ndërkaq, dje u gjet pas 7 ditësh trupi i pajetë i Ardit Beshirit, i cili u zu poshtë nga masivi i madh i mineralit të kromit dhe inerteve teksa po punonte me ekskavator në fabrikën e pasurimit Qafë Burrel, e menaxhuar nga një kompani kineze. Në lidhje me ngjarjen tragjike, Policia e Matit arrestoi drejtuesin teknik të kësaj firme, për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë.