Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri drejt një makine në Lezhë, vriten dy persona!

Të shtëna me armë zjarri u raportuan rreth orës 15:00 në zonën e Balldrenit, në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake raportohet për dy të vrarë, një burrë dhe një grua, çift bashkëshortësh. Njëri prej viktimave u identifikua si Kreshnik Mujeci 39 vjeç, nga zona e Torovicës.

Policia iu drejtua vendngjarjes dhe mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi Q7”. Nga breshëria e të shtënave, makina është bërë shosh nga plumbat.

Dyshohet se motivi i atentatit me dy viktima mund të jetë një hasmëri e vjetër.

Kush është Kreshnik Mujeci?

Emri i viktimës së atentatit të sotëm, Kreshnik Mujeci nuk duket i panjohur për uniformat blu, pasi rezulton si i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, të disa viteve më parë.

Më 2017-ën, me të vëllanë u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Gegë Mëhillit, i njohur edhe si Gent Pjetri. Sipas hetimeve të asaj kohe, në bashkëpunim me një vëlla të tretë, ata i kishin prerë rrugën viktimës në aksin Shkodër-Velipojë duke e qëlluar për vdekje pas një konflikti të ndodhur disa orë më herët mes tyre.