Showbiz

Shembja e Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ngre padinë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit depozitoi një padi në Prokurorinë e Tiranës kundër vendimit të Këshillit Bashkiak që vendosi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ky vendim u mor mbrëmë online, por nuk mund të realizohet para se Agjencia e Zhvillimit të Territorit të lëshojë leje prishje për të cilën duhet një aplikim nga Bashkia. Të hënën, Këshilli Bashkiak i Tiranës rimblidhet online për të vendosur mbi rindërtimin e teatrit për të cilin prapë duhet të aplikohet për leje ndërtimi te Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Para aplikimit për leje ndërtimi duhet të vendoset projekti i saktë i Teatrit Kombëtar që ende nuk është gati. Për projektin duhen ende 3-4 muaj.  Leja e prishjes nuk lëshohet pa leje ndërtimi. Për të dyja Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka një afat 60 ditor. Të gjitha proceduarat kërkojnë të paktën 6 muaj.