Një sherr mes fqinjëve përfundoi me plagosjen e një 41 vjeçari dhe arrestimin e autorit. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për hetimin e krimeve kundër personit arrestuan në flagrancë shtetasin M.G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos.
Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për fqinjin e tij, shtetasin Sh.Q., 41 vjeç.
Dyshohet se për motive të dobëta, 36 vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin me iniciale Sh.Q., ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte dhe me sende të forta, babanë e 36-vjeçarit, shtetasin A.G.. Ndërkaq, raportohet se 41 vjeçari është aktualisht nën kujdesin e mjekëve për trajtim spitalor.