Sherr me thika mes një infermieri e një ekografi të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i njohur ndryshe si Sanatoriumi. Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Kolegu i të lënduarit, i cili po merr trajtim mjekësor u arratis dhe njoftohet se policia po punon për kapjen e tij. Mësohet se i plagosuri, 37 vjeç u dërgua te Trauma ku për fat të mirë ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Mikel Osmani, infermier, mori goditje me thikë në brinjë e në krah. Autori i dyshuar, 32 vjeç është tekniku i sonografisë, Dashamir Çajka. Konflikti për motive të dobëta degjeneroi në dhunë fizike e deri në përdorim thike në mjediset spitalore. Nga ana e policisë po punohet në lidhje me dokumentimin e ngjarjes së rëndë.
Në njoftimin zyrtar, paraprakisht, uniformat blu të kryeqytetit bënë të ditur:
Tiranë
Informacion paraprak/ Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M.O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit. Shtetasi M.O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.