Aktualitet Sociale

226 profesionistë të punësuar përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”!

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar në institucionet shëndetësore publike përmes procesit të fundit të përzgjedhjes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”.

Në një postim, shefi i qeverisë Rama shkruan se ky mekanizëm vijon të garantojë një proces të bazuar mbi meritokracinë, transparencën dhe barazinë e mundësive për të gjithë profesionistët e shëndetësisë.

226 profesionistë të Shkencave Mjekësore Teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, një proces i orientuar drejt meritokracisë, transparencës dhe barazisë së mundësive për të gjithë profesionistët e shëndetësisë, thekson shefi i qeverisë.

Më tej, kryeministri Rama nënvizon se “platforma është krijuar për të siguruar aplikim dhe përzgjedhje online, duke ofruar akses të barabartë për kandidatët e interesuar e duke forcuar besimin në sistemin publik”.

Portali “Infermierë për Shqipërinë” është kthyer në një instrument të rëndësishëm për përzgjedhjen e stafit të ri, duke lehtësuar integrimin e profesionistëve në tregun e punës dhe rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore.