Tesla kohët e fundit hapi stacionin e saj të dytë Supercharging në Evropë të pajisur me pika V4, të projektuara për të karikuar jo vetëm makinat elektrike të Tesla, por edhe makinat e markave të tjera. Stacioni i ri, me vendndodhje në Clermont-Ferrand të Francës, ka 12 hapësira individuale, duke përfshirë edhe një për makinat më të mëdha ose ato me rimorkio.
Breaking:
The second @Tesla V4 #supercharger worldwide has opened in France!❤️🤍🎉
Location: Ibis hotel in Clermont-Ferrand.
12 stalls
Congratulations @teslaeurope and Tesla France!
📷@TeslaClubFrance pic.twitter.com/JvZcoSFB2M— Esther Kokkelmans (@EstherKokkelman) July 7, 2023
Kujtojmë se stacioni i parë Supercharging i Tesla-s me hapësira V4 u hap më 15 mars 2023 në Holandë dhe më 8 prill kompania e vuri në dispozicion edhe për makinat elektrike të cilat nuk i përkasin markës amerikane. Është interesante se ekziston një lloj strukture çeliku e përgatitur për një instalim pikash në të ardhmen e që ka shumë të ngjarë që një prej tyre të jetë diellore.
Fotot e stacionit të ri u shpërndanë në rrjetet sociale nga Esther Kokkelmans, influencuesja dhe themeluesja e “Tesla diva’s Europe”. Prodhuesi i makinave elektrike Tesla thotë se ka dorëzuar një numër rekord automjetesh pasi uli çmimet për të rritur shitjet. Sipas mediave të huaja, kompania ka ulur çmimet në tregje duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Kinën për të konkurruar me prodhuesit rivalë. Prodhuesit kryesorë kinezë të makinave raportuan gjithashtu një rritje të shitjeve në qershor.