Aktualitet Lajmet e fundit Politikë

Shikoni ndryshimin e Thumanës, Rama: në tetor fillon akomodimi i banorëve

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video me pamje nga Thumana, qyteza e re e cila është duke u rindërtuar, pasi pësoi dëme të konsiderueshme pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Rama thotë se brenda 4 muajsh Thumana do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve.

Kryeministri thekson se punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/352639673139562