Moti i keq me reshje shiu ka përfshirë qarkun e Lezhës. Bashkia informoi qytetarët, se duke nisur nga dita e sotme priten reshje më të dendura shiu, me intensitet të lartë deri nesër.
Bashkia kërkon që qytetarët të tregojnë kujdes maksimal për shkak të kësaj situate.
Sipas njoftimit zyrtar të IGJEO, sot ka reshje shiu me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe jug të vendit.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Bashkia Lezhë bën me dije se grupet e punës do të jenë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo problematikë që mund të paraqitet.