Aktualitet

Shiu nuk e ndan territorin shqiptar, i gjithë vendi me mot të keq!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti mbetet me vranësira dhe shira të herëpashershëm në të gjithë territorin, prej mesnate e gjatë ditës. Reshjet janë me intensitet të ulët e hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në relievet e larta malore veri-verilindje-juglindje kishte reshje bore me intensitet të ulët.

Era fryn me drejtim kryesor jug-juglindje dhe me shpejtësi mesatare 7 m/sek, që përgjatë vijës bregdetare e në lugina, hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
11/15
Re shi diell

Kukës
10/13
Re shi

Lezhë
11/14
Re shi diell

Dibër
7/11
Re shi

Durrës
11/16
Re shi diell

Tiranë
10/17
Re shi diell

Elbasan
6/14
Re shi diell

Berat
10/17
Re shi diell

Vlorë
13/16
Re shi diell

Korçë
7/10
Re shi

Gjirokastër
12/16
Re shi diell

Sarandë
11/15
Re shi diell