Sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet i kthjellët, si edhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare.
Në zonën e veriut dhe në relievet malore në lindje, prej orëve të mesditës, hera-herës, vranësirat bëhen deri të dendura kalimtare.
Prej orëve të mesditës e deri në të pasdites, në zonën e veriut ka reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët. Në malësitë e kësaj zone e në mënyrë të izoluar, reshjet marrin formën e shtrëngatave.
Era fryn me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, deri në 16 m/s.