Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti vijon me vranësira mesatare dhe të dendura, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën e veriperëndimit, në qarkun Shkodër deri në orët e mesditës parashikohet reshje me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiut bëhen me intensitet deri të lartë, në formën e shtrëngatave/rrebesheve.
Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në lartësitë mbi 1500 metër në verilindje ka reshje dëbore me intensitet të ulët e deri mesatar.
Era fryn me drejtim nga kuadrati i jugut e me shpejtësi 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe në bregdet, sidomos në jug, era arrin deri në 24 m/s.