Aktualitet

Shkarkimi i Erion Veliajt, seanca në Kushtetuese!

Pas vetëm 5 minutash, Gjykata Kushtetuese është tërhequr për një vendim mbi kërkesat paraprake për çështjen Veliaj. Presidenca kërkoi që të mos jetë pjesë e gjykimit, pra të mos gjykohet nga Kushtetuesja dekreti i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për zgjedhjet në Tiranë, me argumentin se dekreti nuk gjykohet nga kjo gjykatë.

Kemi kërkuar që të merret në shqyrtim kërkesa për shfuqizim e dekretit dhe të deklaroni moskompetencën. Zgjedhjet në Tiranë u penguan dhe duhet të kthehet kushtetueshmëria e dekretit. Ne po ju paraqesim kërkesën, që të anuloni shfuqizimin e dekretit 350, si hap që duhet t’i paraprijë kësaj kërkese.

I njëjti argument u mbështet edhe nga Këshilli i Ministrave ndërsa mbrojtja e Erion Veliajt tha se është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese. Veliaj kundërshton vendimin e shkarkimit si kryetar i Bashkisë Tiranë.