Aktualitet

Shkarkohen kreu i Policisë së Shtetit dhe drejtori Policisë Tiranë!

Shkarkohet kryepolici Ilir Proda. Në krye të Policisë së Shtetit u komandua Sokol Bizhga. Po ashtu, mësohet se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, por ende nuk dihet se kush do të zërë vendin e tij.

Shkarkimi i drejtuesve të Policisë së Shtetit ka ardhur pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike gjatë ditës së djeshme, ku u vunë në rrezik jetët e artistëve që ishin brenda ish-vilës së Enver Hoxhës në kryeqytet, gjatë sulmit me molotovë.

Dy drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit u shkarkuan me argumentin e mos-garantimit të rendit dhe vënien në rrezik të jetës së qytetarëve.

Kujtojmë se protesta e djeshme e PD-së për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama nisi në formën e një marshimi në rrugët e Tiranës, ku u hodhën molotovë në koshat e mbeturinave dhe pranë disa bizneseve private e më pas, papritur, një breshëri molotovësh dhe fishekzjarresh u zbrazën drejt vilës.