Shefi ekzekutiv i një startup-i teknologjik indian ka pushuar nga puna 90% të stafit mbështetës të kompanisë në favor të një chatboti të mundësuar nga inteligjenca artificiale. Suumit Shah, themelues dhe CEO i kompanisë së tregtisë elektronike me bazë në Bangalore, Dukaan, tha se roboti mund t’u përgjigjet pyetjeve fillestare menjëherë, krahasuar me stafin që merr mesatarisht një minutë dhe 44 sekonda.
Lëvizja e kompanisë së tij është vetëm një pjesë e vogël e tendencës globale drejt AI, e cila ka parë shumë humbje të tjera pune. Shah shtoi se shkurtimet e vendeve të punës kanë ulur koston e funksionit të mbështetjes së klientit me rreth 85%. Ai shtoi se ai besonte në një të ardhme ku AI dhe njerëzit punojnë së bashku dhe se ishte i interesuar të zhvillonte gjithashtu mënyra që AI të marrë përsipër pjesë të tjera të biznesit.
Rikujtojmë, se në Gjenevë të Zvicrës u mbajt konferenca e parë në botë me robotë. Kjo konferencë që ishte në kuadër të samitit të OKB-së, “AI For Good”, kishte në panel robotët humanoidë ku njerëzit mund t’iu bënin pyetje. Një pyetje interesante iu bë robotit të njohur Ameca nëse do të rebelohej kundër krijuesit të saj, mirëpo ky robot befasoi me përgjigjen që dha. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.