Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në Karaburun, gjobitet drejtuesi dhe bllokohet mjeti!

Policia Kufitare në Vlorë ndërhyri pas një denoncimi nga qytetarë, të cilët raportuan për një mjet lundrues tip Jet Ski që ishte afruar rrezikshëm pranë bregut në zonën e Karaburunit, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe vënë në rrezik pushuesit.

Sipas policisë, drejtuesi i Jet Ski-së, shtetasi me iniciale E.U., u ndëshkua me një masë administrative prej 500.000 lekësh të rinj për shkelje të rregullave të lundrimit dhe cenim të perimetrit të sigurisë.

Autoritetet theksojnë se mjeti u bllokua në pikën e dedikuar për sekuestrimin e mjeteve lundruese dhe paralajmërojnë se kontrollet në vijën bregdetare do të vijojnë.

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese, që të respektojnë rregullat e sigurisë detare, duke theksuar se shkeljet që rrezikojnë jetën e pushuesve do të ndëshkohen ashpër.