Sasia e duhur e gjumit varet nga mosha, gjinia dhe gjithashtu pjesërisht nga ora individuale cirkadiane, por mund të varet edhe nga kultura, pra nga vendi i origjinës. Shkencëtarët në Universitetin e British Columbia në SHBA, e zbuluan këtë kur hetuan marrëdhënien midis kulturave dhe gjumit dhe midis gjumit më të shkurtër dhe shëndetit. Analiza, rezultatet e së cilës u botuan në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences” (PNAS)”, u krye në kohëzgjatjen e gjumit të pothuajse 5.000 njerëzve që jetonin në 20 vende (përfshirë Amerikën e Veriut, Evropën, Azinë, Afrikën dhe Amerikën e Jugut).
Sa gjumë ju nevojitet? Një ekip shkencëtarësh nga Akademia Kineze e Shkencave zbuloi këtë mutacion te një grua e shëndetshme në të 70-at, e cila flinte mesatarisht 6.3 orë në natë. Kjo është pjesë e një projekti më të madh kërkimor që synon të identifikojë njerëzit me një profil natyral të gjumit të shkurtër (NSS). Ky është në fakt mutacioni i pestë gjenetik i lidhur me gjumin e shkurtër që është zbuluar, gjë që thekson më tej ndikimin e gjeneve tona në shëndetin e gjumit dhe sasinë e gjumit që na duhet për të funksionuar siç duhet.
Gruaja flinte mesatarisht 6.3 orë në natë. “Hetimi i gjeneve të lidhura me gjumin te njerëzit jo vetëm që zgjeron kuptimin tonë të rrjetit që rregullon gjumin, por gjithashtu mund të sjellë kërkime bazë nga modelet e minjve në zbatimin klinik”-deklarojnë studiuesit. Minjtë që kishin të njëjtin mutacion gjenetik gjithashtu flinin më pak, megjithëse jo në mënyrë drastike; këta minj zakonisht flenë rreth 12 orë në ditë, por modifikimi gjenetik e uli këtë kohë me rreth gjysmë ore.
Skanimet e trurit të minjve treguan se proteinat e prodhuara nga gjeni i mutacionit ishin aktive në sinapset që lidhin neuronet. Ne tashmë e dimë që SIK3 prodhon një proteinë të quajtur kinazë, e cila dërgon sinjale kimike te proteinat e tjera për të ndryshuar funksionin e tyre. Një pjesë e këtij sinjalizimi duket se lidhet me rregullimin e sasisë së gjumit që na nevojitet. “Këto gjetje përparojnë kuptimin tonë të bazës gjenetike të gjumit, nxjerrin në pah implikimet më të gjera të aktivitetit të kinazës në rregullimin e gjumit në të gjitha speciet dhe ofrojnë mbështetje shtesë për strategji të mundshme terapeutike për të përmirësuar efikasitetin e gjumit”-thonë studiuesit.