Botë e Çuditshme Health & Beauty

Shkencëtarët krijojnë mikrorobota që lëvizin nëpër gjak?!

Shkencëtarët e Zürich kanë zhvilluar mikrorobota më të vegjël se dy milimetra, të cilët mund të lëvizin nëpër enët e gjakut dhe të dërgojnë barnat pikërisht në zonën ku nevojitem, me qëllim parandalomin ose trajtimin e goditjes në tru. Rezultatet janë publikuar në revistën prestigjioze Science. Edhe pse nuk janë testuar ende te njerëzit, robotët kanë treguar sukses të lartë në eksperimente te kafshë të mëdha, përfshirë derrat dhe delet, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt aplikimeve klinike.

Mikroroboti ka formën e një kapsule të vogël sferike dhe përbëhet nga një xhel biokompatibël brenda të cilit vendosen barnat kundër mpiksjeve ose tumoreve. Ai përmban nanopjesëza oksidi hekuri, që e bëjnë të kontrollueshëm përmes fushave magnetike, si dhe elementë kontrasti që lejojnë monitorimin përmes rrezeve X. Lëvizja e robotit drejtohet nga jashtë trupit me magnete të fuqishme, duke e bërë të mundur navigimin e tij në arterie, madje edhe kundër rrjedhës së gjakut. Kur arrin në vendin e bllokimit, aktivizohet një fushë magnetike me frekuencë të lartë që nxeht kapsulën, shkrijë gelin dhe liron ilaçin drejtpërdrejt në mpiksjen e gjakut.

Kjo teknologji konsiderohet revolucionare sepse mundëson administrim shumë më të saktë të ilaçeve dhe redukton ndjeshëm efektet anësore, të cilat shpesh shfaqen kur barnat shpërndahen në gjithë trupin. Dërgimi i fokusuar i barit në vendin e problemit ul rrezikun e gjakderdhjes, toksicitetit sistemik dhe dëmtimit të indeve të shëndetshme, ndërsa rrit efikasitetin tek zona e mpiksjes. Ky është një përparim i veçantë, duke pasur parasysh që goditja në tru mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë dhe paaftësisë në nivel global.