Digjet banesa në Pogradec, humb jetën një grua. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit në lagjen nr.1 të qytetit juglindor. Viktimë mbeti një 52 vjeçare, e cila për fat të keq ndërroi jetë nga asfiksimi prej tymit. Shërbimi zjarrfikës shkoi në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.



Njoftimi i policisë:
Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.
Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.