Rajoni

Shkup, sot sërish protesta nën moton “Bojkotojmë Ndryshimet Kushtetuese”

Në Shkup pritet të protestohet sërish sot nën moton “Bojkotojmë Ndryshimet Kushtetuese”. Thirrjes së diasporës maqedone iu përgjigjën dje disa qindra protestues që u mblodhën para Parlamentit  ku kërkuan dorëheqjen e qeverisë, ndalimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese, anulimin e marrëveshjes së Prespës për emrin e shtetit. Gjithashtu kërkohet shpërndarja e Parlamentit e shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.