Sot në orën 18:00, në Bruksel merr jetë edicioni i pestë i Nations League. I menduar për të zëvendësuar miqësoret mes kombëtareve të ndryshme, turneu është fituar dy herë prej Portugalisë dhe një herë nga Franca e Spanja.
Sa i përket Shqipërisë, skuadra e drejtuar nga Sylvinho e nis këtë aventurë të re nga Vazo 1 e Grupit C. Siç dihet, për të përcaktuar vendin e kombëtareve merret për bazë performanca e tyre në edicionin paraardhës. Në Vazon 1, Shqipëria është me kombëtare si Islanda, Mali i Zi e Kazakistani.
Grupi A
Vazo 1: Portugalia, Spanja, Franca, Gjermania
Vazo 2: Italia, Holanda, Danimarka, Kroacia
Vazo 3: Serbia, Belgjika, Anglia, Norvegjia
Vazo 4: Uellsi, Çekia, Greqia, Turqia
Grupi B
Vazo 1: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli
Vazo 2: Zvicra, Bosnja dhe Hercegovina, Austria, Ukraina
Vazo 3: Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës, Rumania
Vazo 4: Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Kosova
Grupi C
Vazo 1: Islanda, Shqipëria, Mali i Zi, Kazakistani
Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia
Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia
Vazo 4*: Letonia ose Gjibraltari, Luksemburgu ose Malta, Moldavia, San Marino
Grupi D
Vazo 1*: Azerbajxhani, Lituania, Gjibraltari ose Letonia, Malta ose Luksemburgu
Vazo 2: Lihtenshtajni, Andorra
* Pozicionet në diskutim do të përcaktohen pas ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kombeve 2024/25 në mars 2026 midis Letonisë/Gjibraltarit dhe Luksemburgut/Maltës.