Politikë

Shorti për çështjen e Ervin Salianjit në Gjykatën e Lartë, reagon Bardhi: Akt i paprecedent!

Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me ndryshimin e trupës gjykuese të zgjedhur me short në çështjen në Gjykatën e Lartë për ish-deputetin e PD Ervin Salianji, për të cilën është zgjedhur gjyqtari Sokol Binaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi e ka cilësuar këtë si një akt të paparecedentë, ndërsa tha se ndaj ish-deputetit vijon padrejtësia.

Ai i bëri thirrje gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që të mos pranojnë të përdoren politikisht.

‘Akti i paprecedent i ndryshimit të trupës gjykuese të zgjedhur me short në çështjen në Gjykatën e Lartë të kolegut Ervin Salianji, është shembulli më i shëmtuar sesi nuk mund të jetë kurrë drejtësia. Pas një vendimi politik të Gjykatës së Apelit që burgosi Ervin Salianjin vetëm se është kundërshtar i regjimit të Edi Ramës, kushdo priste dhe pret drejtësi nga Gjykata e Lartë. Por deformimi i rezultateve të shortit përzgjedhës dhe ndryshimi i trupës brenda 24 orëve, pa dhënë asnjë shpjegim, është sinjal që paralajmëron vazhdimin e padrejtësisë. Duke dënuar me forcë manipulimin në rastin konkret, apeloj që gjyqtarët e ndershëm në Gjykatën e Lartë të mos pranojnë të përdoren politikisht për të mbajtur gjallë një padrejtësi dhe për t’u keqpërdorur për hakmarrje politike ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës’, shkruan ai.