Showbiz

Shpërndarja gjeografike e Covid-19 në Shqipëri

Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër e Kamëz.

Shpëndarja gjeografike të rasteve aktive është si më poshtë:

Tirana -81 raste

Kruja – 47 raste

Shkodra -16 raste

Kamza -12 raste

Fieri e Berati – 5 raste

Elbasani e Durrësi – 2 raste

Kurbini, Mirdita e Korça – 1 rast

Pavarësisht numrit të rasteve pozitive të identifikuara, Ministria e Shëndetësisë thotë se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme.  Autoritetet kërkojnë që kujdesi i qytetarëve të vazhdojë, për të respektuar masat që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11 mijë e 769 testime: 11.239 molekulare dhe 530 serologjike.