Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit, 2 të plagosur lehtë në Bulqizë!

Një bombol gazi shpërtheu në një banesë në Shupenzë të Bulqizës, dy persona u lënduan lehtë. Ata janë shtetasit me iniciale M.M dhe shtetasja Rr.M., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ishte në vendngjarje dhe kreu veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi:

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në njësinë administrative Shupenzë, në një banesë, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombul gazi.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë shtetasi M. M. dhe shtetasja Rr. M., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.