Vëllai i Madh u ka vendosur banorëve të “Big Brother VIP Albania 5” një nga sfidat më të vështira deri më tani, duke testuar jo vetëm rezistencën fizike, por edhe qëndrueshmërinë emocionale të tyre.
Bëhet fjalë për një provë, ku konkurrentët duhej të qëndronin për sa më gjatë brenda një kutie me akull, ndërsa fituesi do të shpërblehej me dy mijë euro.
Sfida solli lodhje të madhe fizike, tension nervor dhe përplasje të forta mes disa prej banorëve. Situata doli jashtë kontrollit gjatë përballjes mes Rogertit dhe Mal Retkocerit, ku debati mes tyre kulmoi në deklarata të rënda.
Gjatë momentit më të tensionuar të provës, Rogerti përdori një gjuhë të papërshtatshme, duke prekur çështje personale dhe familjare të Malit.
Kush ta ka traumatizuar jetën, mami apo babi?
-ishte deklarata që shkaktoi reagime të forta, duke marrë parasysh situatën delikate familjare të këngëtarit.
Ndërkohë, Mali zgjodhi të ruajë qetësinë dhe të mos reagojë ndaj provokimeve, duke u përpjekur vazhdimisht ta injorojë Rogertin. Ky qëndrim u vlerësua nga një pjesë e madhe e publikut si i matur dhe dinjitoz, pavarësisht presionit të situatës.
Pamjet nga sfida u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku reagimet nuk munguan.